Lajme

Gërvalla me deputetin gjerman diskuton për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE


Donika Gërvalla dhe Roderich Kiesewetter

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani, të martën ka takuar deputetin gjerman Roderich Kiesewetter, nga radhët Unionit Kristian Demokrat (CDU).

Gërvalla, sipas një komunikate për media, me deputetin gjerman ka diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit si dhe masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon.

Komunikata thekson se në takim është diskutuar edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Me deputetin gjerman, Kiesewetter, Ministrja Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës. Ministrja Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës”.

Kjo vizitë pune e Gërvallës në Berlin, sipas njoftimit për media, është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.

Ndryshe Gërvalla javën e kaluar zhvilloi vizitë zyrtare në Monako dhe Andorra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore