Lajme

Gallant thotë se ofensiva tokësore në Gaza do të vijë “së shpejti”


Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant u tha trupave në kufirin me Rripin e Gazës se urdhri për të hyrë në territorin e drejtuar nga Hamasi do të vijë së shpejti.

“Tani e shihni Gazën nga larg, së shpejti do ta shihni nga brenda”, u thotë Gallant trupave të Brigadës Givati. “Urdhri do të vijë,” shton ai.

Nënkolonel Richard Hecht, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, u tha gazetarëve më herët se forcat “po përgatiten për një manovër tokësore nëse vendoset”, por se udhëheqja politike ende nuk e ka urdhëruar një të tillë.

Një ofensivë tokësore në Gaza, e para që nga lufta e vitit 2014, ka të ngjarë të sjellë viktima edhe më të mëdha nga të dyja palët në luftimet brutale shtëpi më shtëpi.

Një ofensivë tokësore në Gaza, 2.3 milionë banorët e së cilës janë të mbushur dendur në një rrip toke vetëm 40 kilometra të gjatë, ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të viktimave nga të dyja anët.

Megjithatë, të paktën dy elementë duket se ndikojnë në vendosmërinë izraelite për të futur “çizmet në tokë”.

E para është fati i 200 pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Një çështje që për qeverinë po bëhet më e madhe me kalimin e orëve dhe me familjet e pengjeve që kërkojnë fillimin e negociatave me të njëjtat organizata që Izraeli ende deklaron se dëshiron t’i asgjësojë.

Një faktor i dytë është çështja e rreth 360 mijë rezervistëve të thirrur.

Ashtu si të gjitha konfliktet e tjera të së kaluarës, tani lind fantazma e krizës ekonomike. Sa kohë mund të përballojë Izraeli të paralizojë pjesë të mëdha të fuqisë punëtore? Qeveria duhet të vendosë shpejt nëse do t’i përdorë rezervistët për sulmin ose do t’i dërgojë në shtëpi.

Pse Izraeli nuk ka filluar ende ofensivën tokësore në Gaza?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore