Sport

Futbollisti i Atletico Madrid-it është afër transferimit te Galatasaray


Mesfushori i Atletico Madrid-it, Saul Niguez, është afër transferimit te kampioni i Turqisë, Galatasaray.

28-vjeçari duket se nuk po bënë pjesë në planet e trajnerit, Diego Simeone, pavarësisht se ka kontratë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2026.

Në kushte të tilla, Niguez po shqyrton një klub të ri për ta vazhduar karrierën, ndaj kampionët e Turqisë mund të përfitojnë nga ky rast.

Galatasaray do të garojë në grupet e Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe drejtuesit e klubit janë ambiciozë dhe po bëjnë maksimumin për të përforcuar sa më shumë skuadrën.

Kujtojmë që më herët Galatasaray mbylli blerjet e Wilfired Zaha dhe Cedric Bakambu.

Kujtojmë që Niguez është futbollist i dalë nga akademia e klubit të Atletico-s, derisa i pati edhe dy periudha të huazimit te Rayo Vallecano dhe te Chelsea.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore