Sport

‘France Football’ zgjedh Benzema-n si më të mirin e Francës për 2021


Revista prestigjoze franceze, “France Football”, ka përzgjedhur sulmuesin e Real Madrid-it dhe “Gjelave”, Karim Benzema-n, si lojtarin më të mirë të vitit 2021.

Sulmuesi që ishte pjesë e listës së ngushtë për “Topin e Artë 2021”, çmim që jepet po nga “France Football”, u rizgjodh për herë të katërt si më i miri i vitit. Më herët kishte triumfuar në vitin 2011, 2012 dhe 2014.

34-vjeçari pati një vit spektakolar, duke shënuar 38 gola me kombëtaren dhe Real-in. Ai shkëlqeu në Euro 2020 dhe fitoi Nations League me Francën.

Vetëm një lojtar e ka fituar më shumë herë se Benzema, çmimin e më të mirit të Francës. Bëhet fjalë për legjendën, Thierry Henry, i cili e ka fituar pesë herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore