Sport

Formacioni që Pirlo kërkon të ketë për sezonin e ardhshëm te Juventus-i


Andrea Pirlo synon të mbyllë disa nënshkrime të nivelit të lartë për të formatuar skuadrën dhe për ta bërë sa më konkuruese, raporton Fichajes.

Juventus-i po punon për të realizuar një projekt të ri përpara se të fillojë sezoni i ri. Pirlo do të konfirmohet në stol, ndërsa për lojtarët, priten disa afrime dhe largime.

Pirlo u përzgjodh për të pastruar skuadrën nga lojtarët që nuk i kanë arritur pritshmëritë dhe objektivat. Emra si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Alvaro Morata, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot-i i kanë orët e numëruara në klub.

Tekniku dëshiron të sjellë disa lojtarë që i përshtaten stilit të tij të lojës dhe që të jenë të aftë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Dëshirat e Pirlo-s për merkaton janë:

Giorginio Wijnaldum-i: holandezit i përfundon kontrata me Liverpool-in në verë dhe mund të afrohet si transferim i lirë, pa kosto.

Houssem Aouar-i: Një nga investimet më të mëdha që mund të bëjnë bardhezinjtë, por i nevojshëm, pasi profili i tij në mesfushën e Juventus-it është i domosdoshëm.

Antonie Griezmann-i: Sulmuesi i pëlqen teknikut dhe në Itali ai mund të rikthehet Griezmann-i i vjetër, duke pasur rol kyç në ekip.

Moise Kean-i: Klubi e dëshiron rikthimin e talentit të dalë nga akademia e tyre, që po shkëlqen në radhët e PSG-së.

Me ardhjen e këtyre lojtarëve, dhe duke pasur një pjesë të lojtarëve aktual, Pirlo do të synojë të krijojë një ekip konkurues dhe të denjtë për të garuar në çdo kompeticion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore