Lajme

Forcat ruse po përpiqen të parandalojnë evakuimin e civilëve në qytetin ukrainas


Kryebashkiaku i Mariupol-it, Vadym Boichenko, ka bërë me dije se forcat ruse po përpiqen të parandalojnë evakuimin e civilëve në qytetin ukrainas.

Autoritetet lokale thonë se trupat ruse po sulmojnë në mënyrë aktive lidhjet hekurudhore dhe urat në një përpjekje për të parandaluar civilët që të shpëtojnë nga granatimet.

Boichenko tha në një transmetim video tha se pushtuesit po përpiqen sistematikisht dhe metodikisht të bllokojnë qytetin e Mariupol-it.

Sipas kryebashkiakut Sulmet e vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe autoritetet lokale kanë nevojë për një armëpushim për të rivendosur energjinë.

Këshilli i qytetit të Mariupol-it pretendoi se rusët “po pengojnë furnizimet me ushqime, duke na bllokuar si në Leningrad” në një deklaratë.

“Ky është gjenocidi i popullit ukrainas. Ushtarët rusë po pengojnë autoritetet që të evakuojnë të plagosurit, gratë dhe fëmijët”, thuhej në deklaratë.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore