Lajme

Forcat ruse po përpiqen të depërtojnë në “Azovstal”


Forcat ruse nuk reshtin përpjekjet për të kapur Azovstal-in, në mëngjesin e 13 majit, duke u përpjekur të depërtojnë në territorin e uzinës.

Lajmi u bë i ditur nga mediat ukrainase, duke cituar Petr Andryushchenko, këshilltarin e kryetarit të bashkisë së Mariupol-it.

Zyrtari ukrainas u shpreh se forcat ruse në Azovstal, nën mbulesën e granatimeve, po përpiqen të depërtojnë nga terreni në mes të uzinës.

Ai publikoi foton përkatëse, ku tregon se si ushtarët rusë ecin rreth uzinës.

“Pothuajse drejtpërdrejt. Situata po ndërlikohet dita-ditës”, shkruan ai.

Në raportin e mëngjesit, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas thotë se Rusia vazhdoi të kryente sulme artilerie dhe ajrore në Mariupol.

Kjo, ndërsa përpjekjet kryesore ishin ende të përqendruara nga trupat ruse në bllokimin e trupave mbrojtëse në zonën e uzinës Azovstal.

“Duke pasur parasysh masat për evakuimin e banorëve vendas, duhet të presim një rritje të ndikimit të të shtënave në të ardhmen e afërt”, paralajmëruan autoritetet vendase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore