Përballje

Fitore e rëndësishme drejt titullit për Dritën


Skuadra e Dritës

Drita morri një fitore shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit ku mundi Feronikelin me rezultat 3:1.

Ekipi gjilanas hapën ndeshjen me gol në minutën e 15-të me anë të sulmuesit Festim Alidemaj nga pika e penaltisë.

Në fillim të pjesës së dytë “intelektualët” shënuan përsëri me sulmuesin Astrit Fazliu.

Për t’i shuar të gjitha dyshimet, Drita shënoi përsëri për 3:0 në minutën e 74-të me anë të Xhevdet Shabanit.

Dhe për golin e nderit Feronikeli shënuan në minutën e 84-të me Marko Simonovskin për rezultatin final 3:1.

Me këtë fitore, Drita radhitet e para me një ndeshje më shumë se Ballkani e Prishtina që do i luajnë ndeshjet të dielën.

Ndeshja mes Arbërisë dhe Gjilanit ishte dramatike dhe me shumë gola e cila përfundoi me rezultat 3:4.

Ky duel filloi mirë për mysafirët ku shënuan në minutën e pestë me anë të mesfushorit Besar Musolli.

Por, gëzimi i ekipit nga Gjilani nuk zgjati shumë sepse pas vetëm gjashtë minutave shënoi braziliani Marclei për ta barazuar rezultatin.

Arbëria nuk u ndalën me kaq ku shënuan përsëri për të marrë epërsinë në minutën e 20-të me anë të Almir Kryeziut.

Golat nuk u ndalën në pjesën e parë pasi Gjilani shënoi përsëri në minutën e 37-të për ta barazuar rezultatin me anë të sulmuesit Gerhard Progni.

Pas dinamikës së lartë në pjesën e parë, Arbëria nuk u ndal dhe i dha epërsinë përsëri vendasve në minutën e 53-të me Kreshnik Bahtirin.

Por, gjilanasit nuk vendosën që të i falin pikë Arbërisë duke shënuar dy gola në minutën e 83-të dhe 89-të me anë të Gerhard Prognit dhe Shend Kelmendit për ta fituar ndeshjen.

Trepça 89 ishin një nga humbësit më të mëdhenj të kësaj dite ku barazuan përballë Besës, të cilët radhiten të fundit në superligën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat 1:1.

Ndeshja u hap në minutën e 20-të me mesfushorin Diellor Beseni i cili shënoi për të mbyllur pjesën e parë në favor të ekipit të Besës.

Pas disa tentimeve për gol nga ekipi mitrovicas, ata shënuan në minutën e 64-të me anë të Arbnor Mujës për ta barazuar rezultatin.

Pavarësisht këtij barazimi, Trepça ndodhen jashtë zonës së rrezikut pas humbjes së Arbërisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore