Lajme

Firence: Ndërron jetë një nga dy shqiptarët e plagosur gjatë vjedhjes


Një nga dy shqiptarët e plagosur që ishin braktisur para urgjencës së spitalit “Careggi”, më 3 dhjetor, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës.

Viktima pasoi një traumë të rëndë në kokë nga rënia.

Mbrëmjen e së dielës mjekët nisën procedurat e asaj që quhet “vdekjes cerebrale”.

Shtrimi i tij në spital u përmbyll me shpalljen e vdekjes nga stafi mjekësor.

Shqiptari tjetër, ndërkaq ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka disa fraktura dhe i është nënshtruar një operacioni.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, dy personat u plagosën gjatë një tentativë për vjedhje.

Shqiptarët kanë rënë nga çatia e një magazine industriale në zonën e San Donnino-s, në Campi Bisenzio të Firence-s.

Hetimet për tentativën e vjedhjes po kryhen nga karabinierët, të cilët po vijojnë punën edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të dy të plagosurve.

Këta të fundit, mendohet se i kanë shoqëruar më pas në spital.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore