Lajme

Firence: Dy shqiptarët e braktisur para spitalit ishin plagosur gjatë një vjedhjeje


Ngjarja e 3 dhjetorit, ku dy shqiptarë të plagosur rëndë, u braktisën para spitalit Careggi, duket se ka ardhur në një përfundim.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, dy personat janë plagosur gjatë një tentativë për vjedhje.

Shqiptarët kanë rënë nga çatia e një magazine industriale në zonën e San Donnino-s, në Campi Bisenzio të Firence-s.

Hetimet për tentativën e vjedhjes po kryhen nga karabinierët, të cilët po vijojnë punën edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të dy të plagosurve.

Këta të fundit, mendohet se i kanë shoqëruar më pas në spital.

Të dy shqiptarët vijojnë të jenë të shtruar në spitalin Careggi.

Njëri është në gjendje shumë të rëndë për shkak të një traume të rëndë në kokë. I dyti, i cili ka pësuar disa fraktura, është operuar dje dhe nuk ka rrezik për jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore