Gatimi

Finoku, bima e shumë funksioneve


Finoku, është një bimë mjekësore fantastike, me shumë shije dhe vlera. Ai e ka origjinën nga Mesdheu, por sot është ndër perimet më të konsumuara në botë.

Farat e finokut dallohen për një aromë të butë, të ngjashme me jamballin – likoricën dhe të fuqishme për shkak të vajrave që përmban. Farat e tij përdoren shpesh në gatim si erëz me aromë dhe vajrat janë esencialë në përgatitjen e disa medikamenteve.

Finoku përdoret për probleme të ndryshme të tretjes që përfshijnë urthin, gripin e zorrëve dhe humbjen e oreksit. Ai ndihmon në qetësimin e zorrës së trashë dhe zvogëlon sekrecionet e traktit respirator.

Finoku gjithashtu përmban një përbërës që mund të veprojë si estrogjen në trup. Në ushqime dhe pije, vaji dhe farat e finokut përdoren si agjentë aromatizues. Në proceset e tjera të prodhimit vaji i tij përdoret si agjent aromatizues në disa laksativë dhe si komponent arome në sapunë dhe kozmetikë.

Finoku përmban shumë pak kalori dhe është i pasur në vlera ushqyese.

Zhardhoku i tij është i pasur me vitaminë C, që ndihmon sistemin imunitar, rigjenerimin e indeve, sintezën e kolagjenit dhe shërben si antioksidant i fuqishëm.

Gjithashtu përmban nivele të moderuara të kalciumit, magnezit dhe kaliumit, që janë esenciale për shëndetin e kockave.

Studimet tregojnë se ekstrakte të finokut mund të zvogëlojnë defiçitin e kujtesës gjatë plakjes.

Finoku ka veti të forta estrogjenike, që do të thotë se vepron në mënyrë të ngjashme me hormonin estrogjen. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore