Sport

Finalja e Sanremos shtyn ndeshjen Juventus – Udinese


Edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos ka nisur të martën më 6 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën më 10 shkurt me finalen dhe shpalljen e fituesit. Edhe Serie A nuk është imune ndaj uraganit Sanremo, aq sa programimi i ndeshjeve të xhiros së 24-të të kampionatit i rezervon vëmendje të veçantë Festivalit të Këngës Italiane.

Efekti i festivalit është ndjerë tashmë në përballjen mes Juventus-it dhe Udinese-s. Takimi u zhvendos për të hënën e 12 shkurtit dhe jo të shtunën e 10 shkurtit, që përkon me finalen e Sanremos.

Por si u arrit në këtë vendim? Para së gjithash duhet kujtuar se Juventus-Udinese është një nga tre ndeshjet e zgjedhura nga “Sky” për transmetim bashkëekskluziv me “DAZN” për ditën e 24-të. TV me pagesë në përgjithësi ka tre hapësira të ndryshme kohore në dispozicion për të transmetuar lojërat: të shtunën në orën 20:45, të dielën ora 12.30 dhe të hënën ora 20:45.

Zakonisht zgjedhja për pozicionimin e ndeshjes më të ndjekur (ky është rasti i Juventus-Udinese, duke qenë se ndeshjet e tjera të transmetuara në “Sky” do të jenë Sassuolo-Torino dhe Fiorentina-Frosinone) bie të shtunën në mbrëmje.

Megjithatë, finalja e Sanremos i bëri njerëzit të anojnë drejt një kalendari tjetër për të hënën në mbrëmje, me synimin për të mos humbur asnjë pjesë të shikueshmërisë.

Zgjedhja u lehtësua edhe nga fakti që Juventus dhe Udinese nuk luajnë në kupat e Europës, për këtë arsye një “shtyrje” e ndeshjes për të hënën nuk shkaktoi ndonjë problem të veçantë.

E njëjta gjë edhe për Sassuolo-Torino, ndeshje e “sakrifikuar” për mbrëmjen në Sanremos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore