Lajme

Filmi (që s’u realizua kurrë) për Familjen Jashari, qeveritë s’po japin buxhet


Foto: Albanian Post

Për Familjen Jashari, ka pasur vazhdimisht tentativa dhe ide që të realizohet një film.

Madje, ka regjisor që edhe i bën disa hapa në këtë drejtim.

Megjithatë, asnjëherë s’u jetësuan këto plane.

Pengesat, befasisht, janë nga më të ndryshmet, si ato të mospajtimeve për mënyrën e realizimit e deri tek mungesa buxhetore.

Qeveritë e Kosovës, asnjëherë nuk kanë ndarë para për të dhënë një film serioz, ngjarjen që ndryshoi historinë e shqiptarëve dhe përfundimisht gjeografinë e botës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore