Shqipëria

Fillon vaksinimi në shtëpinë e të moshuarve


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan fillimin e vaksinimit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Ditën e sotme, më 16 shkurt do të vaksinohen 45 të moshuar. Vaksinimi i 45 të moshuarve do të përfundojë më 16 shkurt. Nga 17 shkurti do të fillojë vaksinimi për të gjithë të moshuarit. Synohet që vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve të përfundojë brenda javës.

Do të fillojë vaksinimi i të gjithë shtëpive të të moshuarve. Ministria e Shëndetësisë  deklaroi se që në fillim është ndjekur një strategji duke i mbajtur stafet të izoluar në shtëpi.

Përpos të gjithë bonuseve që janë dhënë nga qeveria përgjatë pandemisë për mjekët dhe infermierët në periudhën e parë është vendosur dhe një bonus për kujdestarët e shtëpive të moshuarve. Manastirliu u shpreh se kujdestarët kanë marrë 50 mijë lekë bonus mbi pagën për sakrificën e tyre.

Deri më një shtator stafi ka qëndruar i izoluar bashkë me të moshuarit.  Kujdestarët janë ndërruar çdo një muaj sipas protokolleve të vendosura nga Ministria. Nga data 1 shtator për të moshuarit shërbehet me turne 24 orë dhe stafi vazhdon të jetë i karantinuar.

“Është fat dhe arritje e madhe që ne nuk kemi pasur goditje në shtëpinë e të moshuarve, se nëpër Evropë u bë nami”, pohoi Rama. Kryeministri tha se kjo arritje lidhet me sakrificën e madhe të të gjithë stafeve që janë karantinuar.

Ministrja e Shëndetësisë tha se modeli i transformimit të shtëpisë së moshuarve në Shkodër do të ndiqet në azile të tjera në vend.

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër është një nga strukturat ku është investuar për ta kthyer në standarde bashkëkohore. “Kjo godinë ka më shumë se një vit që është ndërtuar. Kushtet janë moderne, çdo i moshuar ka dhomën e tij”, shtoi Manastirliu.

Të moshuarit u shprehën të kënaqur për trajtimin,stafin, kushtet bashkëkohore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore