Lajme

“Figura më e rëndësishme pas Skënderbeut” – Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit


Ali Ahmeti dhe Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dekoroi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit, gjatë në ceremonie që u zhvillua të martën në kuvendin komunal të kësaj komune.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, ku nuk munguan zyrtarë institucionalë në Shkup e Prishtinë, Ahmeti shprehu mirënjohje për Prizrenin, ndërsa shtoi se ky titull i dedikohet të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare.

Ndërkaq kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të nderuar veprën jetësore të Ahmetit.

Për të, Ahmeti gjatë karrierës së tij politike ka qenë një faktor i rëndësishëm jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në politikën e rajonit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore