Shqipëria

Fier/Shkёmbim zjarri midis policisё dhe një personi në afërsi të parcelës me cannabis sativa


Njё shkёmbim me armё zjarri ka ndodhur nё njё zonё tё pyllёzuar, tё fshatit Gjorgoz midis policisё dhe personit qё ruante njё parcelё tё mbjellё me cabnnabis-sativa.

Sipas njoftimit tё policisё tё njёsisё Fier, efektivёt “konstatuan një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov”.

Mё tej punonjёsit e policisё i kanё bёrё thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte.

“Shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre”, njofton policia.

Pas ndёrhyrjes pёr neutralizim, shtetasi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtё rrezikut pёr jetёn.

Si rezultat i kontrolleve, nё afёrsi tё vendngjarjes u zbulua njё parcelё me fidanё cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Vijon puna pёr zbardhjen e ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore