Shqipëria

Fier: Po shiste fishekzjarrë pa dokumentacionin përkatës, arrestohet tregtari


Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar pasditen e 31 dhjetorit, i cili po shiste fishekzjarre në lagjen “15 Tetori” pa dokumentacionin përkatës.

Përkatësisht gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, sekuestroi 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Gjithashtu ka sekuestruar edhe tre automjete tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore