Sport

FFK thërret konferencë për media në orën 13:00


Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për media në një kohë të pazakontë.

Konferenca do të mbahet sot me fillim në orën 13:00.

Motivet pas kësaj konference ende nuk dihen, por dyshimet e para lindin për shkarkimin e trajnerit Challandes.

Rezultatet e dobëta dhe humbja përballë Gjeorgjisë, ka bërë që shumë nga tifozët e dardanëve të humbasin durimin.

Në 16 ndeshjet e fundit zyrtare, Kosova ka pësuar plot 11 humbje, duke regjistruar vetëm dy fitore dhe një barazim.

Aktualisht, dardanët gjinden në vendin e fundit në kualifikueset për “Katar 2022”, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në mbylljen e tyre.

Zhvillime interesante pritet të ndodhin sot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore