Lajme

Fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it bëhen Princi Archie dhe Princesha Lilibet


Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II bën që djali i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, Archie Mountbatten-Windsor, të jetë princ.

Një titull që nëna e tij, Meghan, kishte sugjeruar se i ishte mohuar për shkak të racës.

Motra e tij më e vogël, Lilibet Mountbatten-Windsor, gjithashtu ka të drejtë të bëhet princeshë pas vdekjes dhe ngjitjes në fron të gjyshit të saj, Princit të Uellsit.

Vitin e kaluar, Meghan foli gjatë një interviste me Oprah Winfrey për tronditjen e saj kur i thanë Archie se nuk do të merrte mbrojtje nga policia sepse ai nuk kishte titull.

Po ashtu sugjeroi asokohe që vendimi ishte marrë për shkak të racës së tij të përzier.

Të dy prisnin që Archie-t t’i jepej titulli i princit pasi Charles të merrte fronin, por u ishte thënë se protokollet do të ndryshonin në mënyrë që fëmija të përjashtohej nga bërja princ.

Sipas protokolleve të vendosura nga Mbreti George V në vitin 1917, fëmijët dhe nipërit e një sovrani kanë të drejtën automatike për titullin princ ose princeshë.

Në kohën kur lindi Archie, ai ishte stërnipi i një sovrani, jo nipi.

Deklarata e Mbretit George V nënkuptonte se vetëm Princi George, si stërnip i monarkut në vijën e drejtpërdrejtë të trashëgimisë në fron, fillimisht kishte të drejtë të ishte princ, pasi ai është djali i madh i djalit të madh të Princit të Uellsit.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore