Kosova

Falsifikonte pasaporta të vaksinimit të Serbisë – arrestohet nga Policia


Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tw hënën personin me iniciale B.M. lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 të Serbisë, pa u vaksinuar fare.

I dyshuari kundrejt një pagese ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit antiCOVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Serbisë.

Me këto veprime B.M., dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Ndryshe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë të hënën ka raportuar për një person të vdekur nga COVID-19 dhe shtatë persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 515 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 199 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë dy mijë e 44.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë pesë mijë e 41.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 812 mijë e 513 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 567 mijë e 280.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore