Lajme

Facebook, përdoruesve do u lejohet të bllokojnë komentet në postimet e tyre


Facebook do të lejojë çdo përdorues, duke përfshirë njerëz të famshëm, politikanë, marka dhe media, për të përcaktuar se kush mund dhe nuk mund të komentojë në postimet e tyre.

Gjiganti i mediave sociale njoftoi të mërkurën se, në momentin që njerëzit postojnë në Facebook, ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë kush komenton në postim.

Ndryshimi vjen pas një vendimi nga një Gjykatë Supreme në Australi në 2019, e cila bëri me dije se kompanitë mediatike të lajmeve ishin përgjegjëse për komentet shpifëse të postuara nga përdoruesit e Facebook-ut.

Më parë nuk kishte asnjë mënyrë për të kontrolluar komentet e postuara në Facebook, përveç rasteve kur administratorët e faqeve do të përdornin një filtër, i cili kufizon disa fjalë kyçe dhe komentet që kanë atë fjalë brenda, nuk postoheshin.

Kompanitë mediatike australiane e kishin kërkuar këtë ndryshim nga Facebook si pjesë e legjislacionit për mediat e lajmeve, i cili kaloi në parlament muajin e kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore