Aplikacione

Facebook dhe Instagram, terren për mallrat false Louis Vuitton, Gucci dhe Chanel


Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, po përpiqet të ndalojë falsifikuesit që të nxjerrin mallra të rreme luksoze nga Gucci te Chanel nëpër aplikacionet e saj të mediave sociale.

Lëvizja vjen teksa ajo po futet në tregtinë elektronike.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se platformat e kompanisë janë kthyer në terren për falsifikuesit që shfrytëzojnë gamën e tyre të mjeteve të mesazheve sociale dhe private për të arritur përdoruesit.

Kjo sipas intervistave me akademikë, grupe të industrisë dhe hetues të falsifikimit, të cilët kanë krahasuar përpjekjet e markave për të kontrolluar shërbimet Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

“Facebook-u dhe Instagram-i janë tregjet kryesore ku mallrat e falsifikuara u shiten anëtarëve të publikut. Dikur ishte eBay 10 vjet më parë dhe Amazon pesë vjet më parë”, ka thënë Benedict Hamilton, drejtues në një kompani investigimi.

Për sa i përket hulumtimit nga firma analitike e mediave sociale, Ghost Data dhe të nxjerrë ekskluzivisht nga “Reuters”, ai tregon falsifikuesit që kanë imituar markat luksoze, duke përfshirë Gucci, Louis Vuitton, Fendi, Prada dhe Chanel.

Hulumtimi ka identifikuar më shumë se 26 mijë llogari aktive të falsifikuesve që vepronin në Facebook në një afat kohor qershor-tetor 2021.

Gjithashtu ka gjetur më shumë se 20 mijë llogari të falsifikuesve aktivë në Instagram, më pak nga kulmi i vitit 2019, kur identifikuan rreth 56 mijë llogari.

Në vitin 2021, afro 65 për qind e llogarive të gjetura ishin me bazë në Kinë, ndjekur nga 14 për qind në Rusi dhe 7.5 për qind në Turqi.

Ghost Data është një firmë analitike italiane e themeluar nga eksperti i sigurisë kibernetike, Andrea Stroppa, i cili është gjithashtu një konsulent i të dhënave për Forumin Ekonomik Botëror.

Firma ka një histori të ekspozimit të përdorimit të mediave sociale nga falsifikuesit, mbështetësit e Shtetit Islamik dhe për propagandë digjitale.

Për kompaninë Meta, tregtia në internet është një përparësi kryesore, e cila ka nxitur veçori të reja të blerjeve që mund të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave.

E gjitha pasi përballet me presione të tilla si gjurmimi i ndryshimeve të reklamave dhe rritja e përdoruesve, si dhe ka sinjalizuar një qëndrim të ashpër kundër falsifikuesve.

Por përdoruesit që shfrytëzojnë platformat e Meta-s për të shitur mallra false paraqesin një problem të vazhdueshëm për kompaninë, e cila përballet gjithashtu me shqyrtimin e ligjvënësve dhe rregullatorëve në lidhje me moderimin e përmbajtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore