Sport

Everton afrohet me zonën Champions


Pas 26 viteve pjesëmarrje në kupat evropiane, Arsenal-i tani ka vetëm një mundësi që të sigurojë vitin e 27-të rradhazi, dhe ajo nuk vjen nga Premier League.

Skuadra e Arteta-s u mposht në “Emirates” nga Everton-i të premten, me rezultat minimal 0-1.

Në këtë mënyrë, Arsenal-i mbetet shumë prapa vendeve që të dërgojnë në Evropë kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë javë deri në fund.

E vetmja mënyrë për skuadrën e Arteta-s që të arrijë një vend në Evropë për të 27-in sezonë rradhazi, është triumfi në Europa League.

Në anën tjetër, ky rezultat e ndihmon shumë Everton-in.

Edhe pse në vendin e tetë, ky rezultat e përfshin Everton-in në luftën e ashpër për vendin e katërt.

Pesë skuadra për një vend. Chelsea, West Ham , Liverpool, Tottenham dhe Everton. Të gjitha të ndara me vetëm tre pikë.

Me vetëm gjashtë ndeshje deri në fund, vetëm një skuadër do të sigurojë pozitën Champions.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore