Sport

Europa League: Juventus kërkon kualifikimin përballë Freiburg


Photo: DAZN

Juventus do të kërkojë kualifikimin për në raundin çerekfinal të Europa League këtë të enjte. “Zonja e Vjetër” do të ketë përballë Freiburg-un vendas, të cilin e mposhti 1-0 në takimin e parë në Torino. Takimi do të fillojë nga ora 18:45.

Ndeshja e radhës do të jetë ndeshja e parë në shtëpi e Freiburg-ut në Kupat e Europës kundër Juventus-it dhe në përgjithësi kundër një skuadre italiane.

Juventus-i nuk është eliminuar kurrë nga një skuadër gjermane mes Kupës UEFA dhe Europa League në nëntë ndeshje me system vajtje-ardhje. E fundit daton në gjysmëfinalen e Kupës UEFA kundër Borussia Dortmund në 1994-95.

Bardhezinjtë kanë humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në Kupat e Evropës me skuadrat gjermane. Ata kanë gjetur sukses në tre të fundit pa pësuar asnjë gol, përfshirë ndeshjen e tyre të fundit të luajtur në Gjermani në dhjetor 2019 kundër Bayer Leverkusen në Champions League.

Freiburg nuk ka humbur kurrë një ndeshje të dytë me eliminim direkt në kompeticionet e mëdha evropiane. Gjermanët kanë arritur të vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë vetëm një herë, kundër St. Gallen në raundin e dytë të Kupës UEFA 2001-02 (0 -1 ndeshje e parë, 4-1 e dyta).

Pas humbjes 0-1 kundër Juventus-it në ndeshjen e parë, Freiburg mund të humbasë ndeshjet e radhës për herë të parë në kompeticionet evropiane dhe të mbetet pa gol për dy ndeshje radhazi për herë të dytë.

Juventus-i ka përparuar në secilën nga nëntë fazat e fundit me eliminimi të Europa League në të cilat ata fituan ndeshjen e pare. Eliminimi i fundit i tyre pas një suksesi në raundin e parë erdhi nga Fulham në 2009-10 (fitore 3-1 në ndeshjen e parë në shtëpi , humbje 1-4 si mysafir në ndeshjen e dytë).

Vincenzo Grifo ishte përgjegjës për të vetmen gjuajtje të tentuar nga Freiburg në ndeshjen e parë, kundrejt 20 goditjeve të tentuara nga Juventus-i. Diferenca prej 19 goditjesh mes palëve ishte më e mira në një ndeshje evropiane për Juventus-in që nga ajo kundër Lokomotiv Moskës në tetor 2019 (+ 23 në atë rast: 28 vs 5).

Michael Gregoritsch është golashënuesi më i mirë i Freiburg-ut në këtë Europa League, me tre gola. Megjithatë, austriaku i ka gjetur të tre golat në këtë turne si mysafir.

Angel Di Maria është lojtari i parë që shënon katër gola radhazi të Juventus-it në garat evropiane që nga Alvaro Morata midis tetorit dhe nëntorit 2020. I fundit që shënoi pesë herë radhazi për bardhezinjtë në Evropë ishte Cristiano Ronaldo midis marsit dhe prillit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore