Lajme

Eurodeputetët hedhin akuza mbi policinë kroate


Deputetët e Parlamentit Evropian (PE) janë ndaluar nga policia kroate. Ata po përpiqeshin të hyjnë në kufirin me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Arsyeja e vizitës së tyre ishte inspektimi i gjendjes së kampeve të refugjateve. Deputët bëjnë pjesë në Partinë Demokratike të Italisë (PD).

Piero Bartolo, Brando Benifei, Pierfrancesco Majorino dhe Alessandra Moretti thonë se u ishte refuzuar hyrja në pikën kufitare.

Sipas deklaratës së njërit prej tyre, policia kroate kishte vendosur një “pengesë njerëzore” duke penguar hyrjen.

“Policia kroate po na priste dhe vendosi një pengesë”, tha Benifei në një video të regjistruar në vendngjarje.

Deputetët e Evropës më vonë kaluan në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe morën rrugën për në Bihac, një qytet në kufirin e vendit me Kroacinë.

Ata vizituan vendin e dikurshëm të kampit të refugjatëve Lipa, i cili u dogj nga një zjarr muajin e kaluar, duke lënë qindra të  strehë në kushtet e ngrirjes së dimrit.

Ndërkohë, refugjatët dhe agjencitë e ndihmës kanë akuzuar vazhdimisht policinë kroate për përdorimin e dhunës për të shtyrë njerëzit drejt Bosnje dhe Hercegovinës, e cila nuk është pjesë e BE-së.

Reagimet mbi ngjarjen

Presidenti i PE-së, David Sassoli, tha se ai ishte “i habitur” nga trajtimi i eurodeputetëve.

“Ne gjithmonë shpresojmë në një bashkëpunim miqësor. Ne bëjmë thirrje që kërkesat e tyre të plotësohen”, shkroi ai në Twitter.

Nicola Zingaretti, sekretari i PD-së, e përshkroi incidentin si “shumë serioz” ndërsa i bëri thirrje BE-së të merrte masa.

Sidoqoftë, ministri i Brendshëm, Kroat Davor Bozinovic,e ka quajtur ngjarjen si një provokim  kundër policisë kroate.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore