Lajme

Euro është në nivelin më të ulët të 20 viteve të fundit


Valuta e përbashkët e Evropës (Euro) ra në nivelin më të ulët të 20 viteve në mes të një krize energjie të thelluar në eurozonë.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.

Euro ra me 0.9 për qind në 0.9951 dollarë, nën nivelin më të ulët të mëparshëm të vitit 2022 prej 0.9952 dollarësh.

Që nga vjeshta, euro po tregtohet sërish në nivelet e parë për herë të fundit në vitin 2002, vetëm pak vite pas prezantimit të monedhës.

Ekonomia evropiane aktualisht po përballet me një sërë sfidash serioze.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve dhe një thatësirë e madhe e ka përkeqësuar problemin.

Më herët u raportua se inflacioni në eurozonë vendosi një nivel të ri historik në korrik dhe u përshpejtua në 8.9 për qind.

Kjo, e krahasuar me vitin 2021.

Në vitin 2020, Britania shënoi rënien më të madhe të prodhimit në më shumë se 300 vjet – në sfondin e pandemisë dhe pas daljes nga BE-ja, pësoi një rënie më të madhe se ekonomitë e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore