Lajme

Është gjenocid me 20 mijë viktima Mariupoli, thotë kryebashkiaku


Sipas kryetarit të Bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, qyteti juglindor i Ukrainës është 90% i shkatërruar dhe situata është e tillë, sa të pretendohet se kemi të bëjmë me një gjenocid me rreth 20 mijë viktima.

Në një intervistë të dhënë për televizionin italian “Rete 4”, ai ka pohuar pikërisht këtë gjë.

Në shumicën e rasteve, godinat janë shkrumbuar për shkak të sulmeve ruse. Më saktë, rreth 60% e tyre.

Prej tyre, rreth 40% sipas kryebashkiakut, janë tërësisht të parikuperueshme nga dëmet e marra dhe duhen rindërtuar të gjithat.

Por fakti më shqetësues lidhet me numrin e viktimave, i cili ende nuk dihet.

Bilance paraprake flasin për 5 mijë. Por të tjerë, sugjestionojnë edhe deri në 20 mijë.

“Rusët e vranë jetën e njerëzve”, iu drejtua publikut Boichenko.

Teksa luftime të mëdha po zhvillohen edhe në Donbass, ku rusët kanë nisur ofensivën e radhës për të marrë Lindjen e Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore