Lajme

Escobar: Jemi të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-të


Gabriel Escobar

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë raportimit të tij para Kongresit Amerikan, ka thënë se shteti që ai përfaqëson është i brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me ShBA-të.

I pyetur nëse ShBA-ja do të ndërmarrë masa ndaj Kosovës, ai theksoi se tanimë janë marrë, duke përmendur përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe 23”, si masë e parë ndaj Prishtinës për shkak të refuzimit të qeverisë për de-eskalimin e situatës në Veri.

“Ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë të madh ndërkombëtarë ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetin me njërën nga aleatët më të afërt në rajon”.

“Dua ta them që jemi të brengosur me mungesën përafrimit jo vetëm me SHBA-në, por edhe me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, QUINT-in, NATO-n”, pohoi ai.

Ndërkaq, top-diplomati amerikan potencoi se përafrimi i Kosovës me ShBA-në i sjellë vetëm dobi.

“Pra po kërkojmë në mënyrë aktive mënyra përmes së cilave mund ta bindim Qeverinë që të shoh SHBA-të si partnerë primar në rajon, përafrimi me SHBA-të i sjellë dobi vetëm Kosovës”.

I pyetur se pse SHBA-ja po qëndron prapa Bashkimit Evropian sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Escobar mohoi një gjë të tillë.

“Nuk pajtohem që po ulemi mbrapa, është më rëndësi që procesi evropian, megjithatë duhet të jetë; pamja e angazhimit tonë transatlantik, sfida e Kosovës që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s është njohja nga 5 shtetet jo njohëse”.

Pra, na duhet një rrugëtim evropian, shtoi ai “një shteg evropian që; shtetet evropiane e pranojnë dhe kuptojnë si pjesë vendimeve të politikës së tyre të jashtme”.

“Por, mbështesim fuqishëm atë proces, që t’i përafrojmë të dy palët dhe mbështesim çdo rezultat, qoftë financiarisht, ekonomikisht dhe zhvillim të kapaciteteve, dhe do ta bëjmë këtë në vazhdim”.

Tutje, Escobar potencoi se “jemi ndër garantuesit më të mëdhenj të sigurisë dhe rendit në Kosovë, me mbështetjen tonë në KFOR”.

Escobar: Marrëveshja e Brukselit/Ohrit hap mundësinë e fushatës së njohjes së Kosovës jo vetëm nga 5-shja e BE-së

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë raportimit të tij para Kongresit Amerikan, ka thënë se “Marrëveshja e Brukselit/Ohrit hap mundësinë e fushatës së njohjes së Kosovës jo vetëm nga 5-shja e BE-së, por edhe më gjerë”.

Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha vendet, pohon ai, duke shtuar se “ata duan të shohin një proces evropian për të plotësuar kërkesat e tyre në legjislacionin e tyre shtetërore që ta njohin më pas Kosovën”.

“Nga perspektiva jonë është aspirata jonë që Kosova të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe të ketë ulëse në Kombet e Bashkuara, por disa nga vendet nuk mund ta njohin pa një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa disa të tjerë nuk duan ta njohin Kosovën për shkak të shpalljes së njëanshme, mu për këtë marrëveshja e Ohrit neve na jep mundësinë më të madhe me Qeverinë e Kosovës që të fillojmë jo vetëm një fushatë të njohjes nga Evropa, por edhe globale”.

Sipas tij, këto shtete që nuk e njohin ende Kosovën, duan që ta shohin vullnetin e mirë të saj që të përmbushë pjesën e vet të Marrëveshjes Bazë për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Çfarë duan të shohin këto shtete, duan të shohin vullnetin e mirë nga Kosova që të përmbushë pjesën e vetë të Marrëveshjes, që është Asociacioni, një prej arsyeve që e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë këtë me mbështetje amerikane në një mënyrë që kjo Asociacion të mos e shkel kushtetutën, apo funksionalitetin e shtetit”.

Escobar: Po e inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që t’i zbatojnë obligimet e tyre

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë raportimit të tij para Kongresit Amerikan, duke folur për tensionet e krijuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ShBA-të po inkurajojmë të dyja palët që t’i zbatojnë obligimet e tyre, duke iu referuar marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit.

“Po i inkurajojmë të gjitha palët që t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre që janë esenciale për rrugëtimin e tyre evropian”, tha ai.

Ndërkaq, top-diplomati amerikan potencoi se Marrëveshja e Brukselit/Ohrit “ofron një mundësi të pabesueshme për të dyja vendet për të krijuar një marrëdhënie paqësore dhe afatgjate dhe për të hapur derën drejtë rrugëtimit evropian”.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial të pranojë simbolet shtetërore dhe që të përmbahet nga bllokimi i integrimit të Kosovës në çfarëdolloj organizate ndërkombëtare”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Escobar pohoi se nga Kosova kërkohet që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se “ne besojmë që të dyja vendet menjëherë duhet të angazhohen pa parakushte të dyja vendet duhet të fillojnë procesin e tyre të obligimeve pa marrë parasysh çfarëdolloj plani i sekuencimit që nuk është në proces”.

“Po shpresojmë që do të arrijmë progres të konsiderueshëm këtë vit në këtë drejtim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore