Lajme

Eric Clapton fiton çështjen ligjore kundër një gruaje që shiti CD-në e tij në eBay


Këngëtari i muzikës rock, Eric Clapton, ka fituar një betejë ligjore kundër një gruaje që shiti një CD të tij në eBay për 9,95 euro.

Këngëtari i “Wonderful Tonight” ngriti çështjen kundër gruas gjermane, pasi kishte shkelur të drejtat e autorit.

E pandehura pohoi se ajo nuk ishte në dijeni se shitja e albumit, i cili ishte një regjistrim i fshehur i bërë në një koncert në vitet 1980, konsiderohej i paligjshëm.

Gruaja e apeloi në Gjykatën Rajonale të Dusseldorfit, pasi Clapton e akuzoi, por kërkesa e saj u refuzua.

Lajmet lokale (përmes DW) raportojnë se gjyqtarja tha se nuk kishte rëndësi që ajo nuk e dinte se regjistrimi ishte bërë në mënyrë të paligjshme apo fakti që ajo nuk e kishte blerë albumin vetë.

Clapton u rrit nga gjyshërit e tij, pasi nëna e braktisi kur ishte fëmijë. Ai filloi të luante në kitarë gjatë adoleshencës dhe studioi në “Kolegjin e Artit në Kingston”.

Pasi kishte qenë pjesë e dy grupeve të vogla si kitarist kryesor, në vitin 1963 u bashkua me Yardbirds, grup në të cilin kitara e artistit tërhoqi vëmendje të madhe në Britani me tingujt e ngrohtë të blues-it.

Clapton la Yardbirds në 1965, kur ata kaluan nga blues-i në pop. Po atë vit, ai u bashkua me Bluesbreakers të John Mayall.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore