Kosova

Erërat e forta, bien skelet mbi disa vetura në Prishtinë


Këtë të martë pas erërave të forta disa skele kanë rënë mbi disa vetura që ishin të parkuara në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë.

Deri më tani nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar, ndërkaq Albanian Post ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ende përgjigje për këtë çështje.

Ndryshe, më 18 janar të këtij viti, një person ishte lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.

Rrëzimi i çatisë së kulmit i kishte shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje. Krahas kësaj nga rrëzimi i saj ishin demoluar shumë nga automjetet e parkuara afër ndërtesës.

Prokuroria e Themelore në Prishtinë pati njoftuar se ishin ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Njëri pre tyre është zyrtar i Komunës së Prishtinës e tjetri person përgjegjës i kompanisë punuese për vendpunishten e saj.

Një person lëndohet nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore