Shqipëria

ERE-ja do të mblidhet të premten për çmimin e energjisë


Të premten, në orën 14:00, pritet të mblidhet Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

Në mbledhje, referuar njoftimit nga vetë institucioni, do të diskutohet në lidhje me ndryshimin e vendimit të marrë pak ditë më parë, ku u vendos çmimi prej 42 lekë/kWh, për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022.

Kryeministri Edi Rama deklaroi më 30 shtator se nuk do të hynte në fuqi fasha prej 800 kwh për konsumatorët familjarë në tetor.

Ai tha se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) është më e ulët sesa në 1 shtator, kur u prezantua edhe fasha.

Rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, sipas tij, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore