Sport

Epokë e re? Verstappen dhe sezoni i ri i Formula 1


Zyrtarisht u hap sezoni i ri i Formula 1 të premten.

Një dominim i RedBull-it dhe Honda-s u vu re gjatë gjithë provave të lira dhe atyre zyrtare.

Max Verstappen ishte në krye të të gjithë sektorëve të mundshëm të premten dhe të shtunën.

Nga një dominim i Mercedes, duket se ky sezon i Formula 1 do na sjellë diçka ndryshe.

Në provat e të shtunës për “pole-position”, për vetëm katër të dhjetat, Verstappen arriti që të lë pas favoritin kryesor, Hamilton-in shtatë herë kampion bote.

Në Bahrain, holandezi do niset nga vendi i parë, me ‘RB16’ që premton sezonin më interesant të Formula 1 të viteve të fundit.

Performancë më të mirë se që pritej shfaqi edhe Ferrari, të cilët me Charles Leclerc arritën vendin e katërt në start.

Motorët Honda janë të mrekullueshëm, dhe kjo vihet re edhe te AlphaTauri, që do niset nga vendi i pestë me Pierre Gasly.

Është vetëmgara e parë dhe shumë skuadra e pilotë nuk kanë arritur të kapin maksimumin e tyre ende, por, ky sezon i F1 premton plot emocione.

Në orën 17:00, ndizen dhe fiken dritat e fillimit për herë të parë me garën e Bahrain, në një sezon që do të ofroj plot 23 sosh.

Rezultati përfundimtar i provave të djeshme, është ky:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore