Sport

Enis Bardhi dënohet me katër muaj burg


Mesfushorit me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i është shqiptuar dënimi me katër muaj burg dhe një gjobë prej 1 mijë e 920 euro për shkak të vozitjes me leje të falsifikuar në Valencia.

Sipas gjyqit, Bardhi u ndalua nga policia lokale më 5 prill 2021, në orën 12:30 – shumë afër stadiumit të Levante-s.

Agjentët verifikuan që mesfushori i Maqedonisë së Veriut po voziste edhe pse asnjëherë nuk kishte marrë patentë shofer.

Madje, shtuar kësaj, ai i tregoi policëve një patentë shoferi të Maqedonisë me emrin e tij, që ishte tërësisht fals.

Fillimisht, prokurori i dha Bardhit një dënim prej gjashtë muajve në burg dhe 12 muaj shërbim social.

Por në fund u vendos që ai të dënohej vetëm katër muaj, dhe të merrte dënim me para që zgjaste tetë muaj – pra Bardhi duhet të paguajë tetë euro çdo ditë për tetë muaj me radhë.

Bardhi e pranoi fajin në gjykatë, kështu që vendimi për të, që është përfundimtar, është vendosur që të shtyhet për dy vite nga gjykata e Valencia-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore