Sport

Ëndrra ‘Kounde’, afër realitetit për Real Madrid-in


Me Raphael Varane, që është shumë afër largimit nga klubi madrilen dhe të ardhmen e Ramos që është ende në “ajër”, kërkimi për një mbrojtës është i domosdoshëm për Los Blancos.

Kështu madrilenët kanë filluar kërkimin.

Emri i parë në listë është Jules Kounde i Sevilla-s.

Foot Mercato, e përditshmja franceze, raporton që klubi madrilen ka hapur bisedimet me Sevilla-n për transferimin e tij.

Madje, ky transferim pritet të jetë më i lehtë nga sa mendohet, me andaluzianët që janë pajtuar me faktin se Kounde do të largohet.

Transferimi i Jules Kounde pritet t’i kushtojë Real Madrid-it 50 milionë euro.

Këto shifra madrilenët shpresojnë t’i nxjerrin nga largimi i Varane-s, që pritet të jetë thjesht çështje kohe.

Nëse Ramos vendos të largohet, Real Madrid-i do të kërkojë edhe për një tjetër qendërmbrojtës.

Ai është lojtari kyç i Villarreal-it, Pau Torres.

Militao, Nacho, Kounde dhe Torres pritet të jenë opsionet e Real Madrid-it për mbrojtjen vitin tjetër, me mbretërorët që duket se po i drejtohen një revolucioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore