Sport

Emilia Romagna, çfarë gare…


Fitues i garës ishte holandezi fantastik, por Emilia Romagna GP në Imola kishte gjithçka që një garë e Formula 1 mund të ketë.

Shi, diell, start kaotik, aksidente, makinë të sigurisë e deri në ndalje të garës.

Gara filloi në mënyrë perefkte për Max Verstappen.

Nga vendi i tretë, holandezi parakaloi shokun e skuadrës, Sergio Perez dhe Hamilton-in, për të qenë kryesues i garës.

Gjithçka po shkonte mirë deri në pit-stopet e para, kur garuesit duhej të kalonin në goma të buta për diell.

Hamilton doli jashtë pistës, duke rrezikuar garën, por britanezi pati shumë fat duke u kthyer me shumë mund.

Pikërisht në ato momente, një aksident i frikshëm ndodhi mes Rrussell dhe Bottas, të cilët u shpëtuan nga pjesa e përparme e makinës.

Gara u ndërpre për rreth gjysmë orë.

Pas fillimit, Hamilton nga vendi i nëntë arriti të ngjitej në të dytin, duke marrë pikë shumë të vlefshme në betejën e ashpër me Verstappen.

Norris përfundoi në vendin e tretë duke mbyllur podiumin.

Klasifikimi përfundimtar duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore