Aplikacione

Elon Musk riemëron edhe TweetDeck në XPro


Elon Musk, ka vendosur të riemërtoj edhe TweetDeck në XPro.

Sidoqoftë, shumë pjesë, duke përfshirë faqen e ndihmës, kanë ende emrin “Twitter” dhe “TweetDeck”.

Riemërtimi nuk është befasues duke pasur parasysh se Musk kishte kumtuar ndryshimin javën e kaluar. Në atë kohë, ai kishte shtuar se XPro do të vijë me “shumë shtojca”, postimi nuk kishte detaje se çfarë lloj shtojcash mund të ishin ato.

Në fillim të muajit të kaluar, pasi shumë përdorues nuk ishin në gjendje të hynin në TweetDeck, kompania filloi t’i shtynte ata drejt versionit të ri.

Më vonë, ajo njoftoi gjithashtu se në 30 ditë, vetëm përdoruesit e verifikuar do të mund të hynin në TweetDeck. Meqenëse ky njoftim u bë më 4 korrik, X pritet ta bëjë XPro/TweetDeck një veçori vetëm me pagesë në ditët e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore