Aplikacione

Elon Musk mirëpret Kanye West në Twitter pasi Instagram vendosi një kufizim në llogarinë e artistit


Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk e mirëpriti Kanye Westin “përsëri në Twitter” pasi Instagrami i artistit u kufizua të shtunën, duke e shtyrë atë të ndërrojë platformat sociale dhe të postojë në Twitter për herë të parë që nga viti 2020.

West postoi një foto që e tregon CEO të Meta, Mark Zuckerberg, me një mbishkrim që lexon, pjesërisht: “Shiko Mark. Si do të më largosh nga Instagrami”.

kanye west twitter

Musk shkroi në Twitter si përgjigje, “mirë se erdhe përsëri në Twitter, miku im!”

Instagram, i cili është pjesë e Meta, konfirmoi se vendosi një kufizim në llogarinë e West, megjithëse nuk dha detaje, dhe fshiu disa nga përmbajtjet e tij që shkelnin politikat e aplikacionit.

Llogaritë që thyejnë në mënyrë të përsëritur udhëzimet e komunitetit të platformës mund të kufizohen përkohësisht nga postimi, komentimi ose dërgimi i mesazheve, shtoi zëdhënësi. Meta nuk pranoi të komentojë se cilat postime janë fshirë nga llogaria e West, apo cilën politikë ka shkelur.

Musk, i cili aktualisht është në bisedime për të blerë Twitter, ka qenë mik me West që nga viti 2011.

Llogaria e West në Instagram u pezullua së fundi në mars pasi sulmoi Kim Kardashian, Trevor Noah dhe Pete Davidson në postime që shkelnin politikën e ngacmimit të aplikacionit.

Të premten, West postoi ato që ai pretendon se janë fotografi të mesazheve “të shkurtuara” midis tij dhe drejtorit krijues të Supreme, Tremaine Emory, duke diskutuar për stilistin Virgil Abloh, i cili vdiq nga kanceri vitin e kaluar.

Nuk është e qartë se cili postim i fundit çoi në kufizimin e llogarisë së tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore