Familja

Elita Rudi dhe Gjiko me Botë në duart e tyre


Mrekullinë e të bërit prindër e përjetuan për herë të dytë, çifti i famshëm, Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli – Gjiko.

Familjes së tyre i ‘u shtua një vajzë, të cilën dyshja vendosen ta pagëzojnë me emrin, Bota.

Bota është fëmija i dytë i moderatores Rudi dhe rep-artistit Gjiko, pasi që me 2 shkurt të vitit 2019, si fryt i parë i dashurisë së çiftit në fjalë, lindi djali i tyre, Zëri, shkruan Albanian Post.

Elita, ka ndarë me publikun disa fotografi në llogaritë e saj të mediave sociale, drejtpërdrejt nga spitali ku shihet duke mbajtur foshnjën e saj në duar në një dhomë ku mbizotrojnë buqeta lulesh.

“Familja jonë u kompletua, dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël, Bota Gjikolli” ka qenë shkrimi që Rudi i ka bashkangjitur postimit të saj në Instagram.

Postimi i publikuar ka arritur të marr mbi 70.000 pëlqime, dhe po ashtu ka grumbulluar një mori komentesh nga fansat por edhe nga koleget e qiftit.

Dhurata Dora, Sellma Kasumoviç, Afërdita Dreshaj e Shkurte Gashi, janë vetëm disa nga figurat publike që uruan ardhjen në jetë të Botës.

Njejtë ka vepruar edhe artisti Gjiko, i cili ka zgjedhur të publikojë imazhe në kulm të lumturisë me Botën në duart e tij.

Ndryshe, procesi i lindjes është kryer me sukses në spitalin Amerikan, në krye me doktorin Göksu Göç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore