Shqipëria

Ekstradohet Pëllumb Muskaj, i arratisuri i vitit 1997


Interpol Tirana ka zyrtarizuar operacionin për ekstradimin e Pëllumb Muskajt, një shtetas shqiptar që u arratis në vitin 1997 nga burgu i Lushnjës.

Në bashkëpunim me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Muskaj u ekstradua nga Belgjika.

Pëllumb Muskaj, 48 vjeç, ishte i dënuar për vrasje.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e dënoi me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 15 janar të vitit 1993, në një lokal në Orikum të Vlorës, Pëllumb Muskaj debatoi me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M.

Shtetasi G. H. refuzoi t’i jepte lekët dhe Pëllumb Muskaj e qëlloi me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ai u arrestua më datë 19 janar të vitit 1993.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore