Lajme

Eksponenti i shumëkërkuar i Camorras në arrati në Greqi s’i përmbajti emocionet, kapet pasi festoi fitoren e Napolit


Një nga të arratisurit më të rrezikshëm të Italisë është kapur në Greqi, pasi një foto e tij duke brohoritur për ekipin e tij të futbollit tregonte vendndodhjen.

Vincenzo La Porta, 60 vjeç, mendohet të ketë lidhje të ngushta me bandën e krimit të organizuar Camorra në Napoli.

Ai ka qenë në arrati për 11 vjet – por në fillim të këtij viti u pa në një foto të fansave që festonin në Greqi.

Policia e Karabinierëve të Napolit tha se ajo që e tradhtoi ishte pasioni i tij për futbollin dhe për Napolin.

Oficerët thanë se fotot janë bërë pasi Napoli fitoi kampionatin e tij të parë italian në më shumë se tre dekada në fillim të këtij viti.

“Me fitoren e kampionatit, La Porta nuk i rezistoi dot festimit”, tha Policia.

La Porta tashmë është dënuar në mungesë në Itali për shoqërim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim.

Policia më në fund e arrestoi atë të premten teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij në ishullin grek të Korfuzit dhe aktualisht ndodhet në një burg në pritje të ekstradimit në Itali.

Nëse ekstradohet në Itali, do të vuajë dënimin me 14 vjet e katër muaj burg.

Avokati i La Porta tha për agjencinë e lajmeve AP se “ai ka krijuar një familje të re në Greqi. Ai ka një djalë nëntë vjeç dhe po punon si kuzhinier për t’ia dalë mbanë. Ai vuan nga sëmundjet e zemrës. Nëse ekstradohet, ai dhe familja e tij do të shkatërrohet”.

Autoritetet ishin të pamëshirshme në ndjekjen e La Porta-s, duke ndjekur nga afër lëvizjet e tij financiare dhe online dhe “pritën që ai të bënte një hap të gabuar”.

Në maj, La Porta nuk mundi të përmbajë emocionet e tij kur Napoli fitoi titullin e parë të Serie A pas 33 vitesh.

Policia e pa atë në një foto jashtë një restoranti të Korfuzit, mes tifozëve të Napolit, duke veshur një kapele bejsbolli dhe duke tundur ngjyrat e skuadrës qiellore dhe të bardhë.

Hetuesit e dinin se kishin njeriun e tyre dhe e ndoqën atë në Greqi.

Me pak ndihmë nga kolegët e tyre grekë, ata e arrestuan të premten, tha policia greke.

Në janar të këtij viti, një bos mafioz italian, i cili ishte në arrati për dekada të tëra, u arrestua pas një shikimi në Google Maps.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore