Lajme

Eksperti amerikan: Greqia bëri një hap të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës – kjo duhet t’i qartësohet edhe Vuçiç-it


Alon Ben Meir

Njohësi i dinamikave politike në Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Tëitter”, konsideroi se abstenimi i Greqisë në Këshillin e Evropës (KiE), mund të jetë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti helen.

“Përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Kie është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, se kur mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë”, shkroi eksperti amerikan.

Ai ndër të tjera theksoi se zyrtarët e Bashkimit Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, se cdo përpjekje për t’i sabotuar marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, vecanërisht atë të Ohrit, do të sanksionohet.

“BE-ja duhet të rivlerësojë se ku qëndron vërtet Vuçiç dhe t’ia bëjë të qartë se nëse nuk i përmbahet plotësisht Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja do të avancojë integrimin e Kosovës, përfshirë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, tha ai.

Serbia nuk e fshehu armiqësinë e saj ndaj Kosovës, duke testuar edhe fuqitë e BE-së. Jo vetëm që Serbia votoi kundër, por kërcënoi shtetet që votuan pro anëtarësimit të shtetit të Kosovës në KiE ose abstenuan, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Ukrainën.

Greqia, Sllovakia, Hungaria – Çka mësoi Kosova nga mënyra se si u votua në KiE?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore