Lajme

Ekspertët: Vaksina kineze Sinovac, efektive në parandalimin e virusit


Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Indonezi, Pandji Dhewantara, ka deklaruar të mërkurën e 12 majit se vaksina kineze e Sinovac Biotech Ltd po zhduk Covid-19 te personeli shëndetësor.

Kjo, sipas studiuesve, shihet si një shenjë inkurajuese për dhjetëra vende në zhvillim, të varura nga vaksina kineze, që doli shumë më keq se vaksinat perëndimore në provat klinike.

Indonezia gjurmoi 128 mijë e 290 punonjës shëndetësorë në kryeqytetin Jakarta nga janari në mars dhe zbuloi se vaksina mbronte 98% të tyre nga vdekja dhe 96% nga shtrimi në spital. Më shumë rezultat pritet pas marrjes së dozës së dytë.

Dhewantara gjithashtu tha se, në studimin e fundit, 94% e punonjësve ishin mbrojtur nga infeksioni simptomatik – një rezultat i jashtëzakonshëm që shkon përtej asaj që u mat në provat e shumta klinike të goditjes.

Po ashtu, edhe ministri i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin, e ka konfirmuar mbrojtjen pas implementimit të vaksinës kineze.

“Ne shohim një rënie drastike, në shtrimet në spital dhe vdekjet midis punëtorëve mjekësorë”, tha Sadikin.

Nuk dihet ende se çfarë lloj i virusit qëlloi kundër Sinovac në Indonezi, por vendi nuk ka shënuar ndonjë shpërthim të madh të drejtuar nga variante shqetësuese.

Të dhënat nga Brazili tregojnë që vaksina e Sinovac-ut është më efektive sesa prova që rezultoi në fazën e testimit.

Rezultatet nga prova e saj më e madhe e Fazës III në Brazil e vendosi dozën e vaksinës së njohur si efikasiteti i CoronaVac pak më shumë se 50%, më e ulëta midis të gjitha vaksinave të prodhuara kundër Covid-19.

Një zëdhënës i Sinovac-ut në Pekin tha se kompania nuk mund të komentojë mbi studimin indonezian, derisa të marrë më shumë detaje.

Studimi indonezian krahasoi të vaksinuarit kundër njerëzve të pavaksinuar për të nxjerrë efektivitetin e vlerësuar. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 31 vjeç.

Shefi ekzekutiv i Sinovac-ut, Yin Weidong, mbrojti pabarazinë nga të dhënat klinike rreth vaksinës dhe tha se kishte prova në rritje që CoronaVac-u po performonte më mirë kur zbatohej në botën reale.

Por shembujt në botën reale gjithashtu tregojnë se aftësia e Sinovac-ut për të shuar shpërthimet kërkon që shumica dërrmuese e njerëzve të vaksinohen.

Një skenar, që vendet në zhvillim me infrastrukturë të dobët shëndetësore dhe qasje të kufizuar në doza, nuk mund ta arrijnë shpejt.

Studimi i ekspertëve indonezian dhe një tjetër në një qytet brazilian me 45 mijë njerëz të quajtur Serrana, gati 100% e njerëzve të studiuar ishin vaksinuar plotësisht, ku vdekjet kishin pësuar rënie.

Në të kundërt, Kili pa një shpërthim të ringjallur pasi vaksinoi mbi një të tretën e popullsisë prej 19 milionësh – një nga normat më të shpejta në botë, por jo aq shpejt sa të ndalonte përhapjen e variantit agresiv që përfshinte Amerikën Latine.

Midis njerëzve të vaksinuar me CoronaVac në Kili, 89% ishin të mbrojtur nga Covid-19.

Yin tha se mbrojtja e vaksinës ka të ngjarë të ndryshojë nga vendi në vend, për shkak të varianteve të virusit.

Por shtoi se vaksina e Sinovac-ut duket se po mbahet mirë ndaj mutacioneve të reja shqetësuese.

Një pyetje kryesore për të gjitha vaksinat Covid është nëse ato mund të parandalojnë transmetimin aktual të virusit.

Ai shtoi se Sinovac ende nuk e di nëse doza e tij mund të ndalojë ose zvogëlojë virusin nga kontraktimi në radhë të parë, por fakti që po parandalon sëmundje serioze dhe vdekjet është i rëndësishëm.

Vende që përdorin vaksinën e Sinovac-ut janë: Azia Lindore & Pacifiku, Azia Jugore & Qendrore, Afrika Amerika Latine, Karaibet, Kina, Hong Kongu, Laosi, Kamboxhia, Malajzia, Tajlanda, Indonezia, Filipinet, Pakistani, Sudani, Zimbabve, Guinea, Benini, Somali, Egjipti, Tunizi, Turqia, Ukraina, Azerbajxhani, Hungaria, Bosnjë dhe Hercegovinë, Moldavia, Shqipëria, Brazili, Meksika, Kolumbia, Kili, Ekuadori, Republika Domenikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore