Aplikacione

Ekipi i Elon Musk hyn në garën e AI kundër ChatGPT


Elon Musk, pronar i SpaceX-it dhe Twitter-it, u është drejtuar studiuesve të inteligjencës artificiale për të krijuar një laborator të ri për të rivalizuar me ChatGPT të zhvilluar nga OpenAI.

Musk është duke marrë në punë studiuesin Igor Babuschkin, i cili së fundmi u largua nga njësia e inteligjencës artificiale DeepMind të kompanisë Alphabet për të ndërtuar një ekip që mund të konkurrojë me ChatGPT.

ChatGPT, A revolutionary chatbot | What is ChatGPT | Introduction to  ChatGPT | Specdecoder News

Thuhet se Musk dhe Babuschkin kanë diskutuar formimin e një ekipi për të vazhduar zhvillimin e AI, por projekti është ende në fazat e hershme.

Musk, i cili bashkëthemeloi ChatGPT, një “chatbot” i bazuar në tekst i zhvilluar nga OpenAI që mund të shkruajë tekst, poezi dhe madje edhe kod kompjuteri me komandë, u largua nga bordi në vitin 2018.

Më 3 dhjetor 2022, Musk postoi në Twitter: “ChatGPT është tmerrësisht i mirë. Ne nuk jemi larg nga inteligjenca artificiale që mund të konsiderohet e rrezikshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore