Sport

Eintracht-i, një shqiptar mes emrave për drejtorin sportiv


Ralf Rangnick-u është personi që po përflitet për të marrë një rol drejtues në klubin e Eintracht Frankfurt-it, pasi trajneri aktual, Adi Hutter-i do të kalojë te Borussia Monchengladbach-u. Por, sipas Kicker, 62-vjeçari nuk ka gjasa të kalojë te Frankfurt-i.

Menjëherë pas lajmit se tekniku Hutter-i do të kalonte te Gladbach-u në përfundimin e këtij sezoni, u hodhën hipotezat se Rangnick-u ishte kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar.

Në fakt, Eintracht-i e kërkon Rangnick-un, për shkakun se ai është i aftë të mbulojë disa detyra në klub. Ai mund të bëjë edhe rolin e trajnerit dhe të drejtorit sportiv.

Sport Bild njofton se pasardhësi i Fredi Bobiç-it, si drejtor sportiv i Eintracht-it, përveç Rangnick-ut ndiqet edhe, Hendrik Almstadt, që është aksistenti ekzekutiv Milan-it dhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore