Sport

Egnatia dhe Vllaznia mbyllin javën e tetë të Superiores


Në javën e kombëtareve, Abissnet Kategoria Superiore zhvillon edhe një ndeshje për të mbyllur javën e tetë.

Përballë njëra-tjetres vijnë Egnatia dhe Vllaznia.

Të dy këto skuadra deri tani kanë rekord krejtësisht të njëjtë, me nga dy fitore, tre barazime dhe dy humbje.

Sot, njëra skuadër ka mundësi të ngjitet në vendin e tretë, në rast të fitores eventuale.

Ndeshja fillon në orën 13:45, me “Egnatia Arena” në Rrogozhinë që do të mirëpres takimin.

Pas këtij takimit, skuadrat e Superiores do të kenë dy javë pushim dhe pastaj do rikthehen në fushë.

Vllaznia do pres Kastriotin pas dy javësh, derisa Egantia udhëton te Dinamo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore