Muzikë

Edicioni i 22-të i ReMusicas – Fokus shëndetin mendor


ReMusica Festival është një nga shtyllat kryesore të jetës kulturore në Kosovë, me fokus të veçantë në muzikën klasike moderne, festival i cili filloi misionin e tij në vitin 2002 po kremton edicionin e 22-të.

Edicioni i 22-të i Festivalit Nërkombëtar të Muzikës ReMusica, do të fillojë më datën 3 maj, dhe përfundon më 23 maj.

Koncepti i këtij viti në ReMusica është që t’ju përkujtojë njerëzve për rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, që prezantohet me sloganin  “INHALE • EXHALE”.

“Në jetën e shpejtë dinamike në të cilën jetojmë shpeshherë humbasim sensin dhe ndjeshmerinë për gjërat e vogla, që në realitet janë me shumë rëndësi. Koha dhe përkushtimi  ndaj vetes para se gjithash, është pjesë qenësore e ekuilibrit  dhe marrëdhënies që ndërtojmë pastaj dhe me të tjerët. Së dyti mbështetja dhe mirëmbajtja e raporteve të shëndosha përmes kujdesit ndaj njëri tjetrit dhe në fund, kujdesi ndaj natyrës, ndaj tokës”.

Ky edicion përmban rreth 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe e gjithë Evropa dhe do ketë nëntë premiera botërore, që do t’i kushtohen në veçanti repertorit për instrumente me frymë.

“Në kuptimin përmbajtësor, Edicioni i 22-të do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga koncertet  me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; diskutimet ku fokus do t’jetë pikërisht shëndeti mendor;  instalacionet  konceptuale, tingullore; masterklasat, punëtoritë me gjeneratat e reja; ReMusica Junior –  programin për fëmijë; koncertet akusmatike & elektroakustike e deri tek performansat unike ku muzika takon meditimin”.

Edhe këtë vit, Remusica-s nuk do i mungojnë emrat e mëdhenjë, ku do të marrin pjesë “European Union Youth Orchestra”, e cila është themeluar nga Claudio Abbado, me ish-drejtorët e muzikës Vladimir Ashkenazy, Bernard Haitink dhe me kryedirigjent Vasily Petrenko, dhe me solistin Daniel Roëland

Kjo orkestër është në vitin 1976 dhe ka punuar me shumë prej muzikantëve më të mëdhenj të botës, duke përfshirë Daniel Barenboim, Leonard Bernstein, Herbert von Karajan, Mstislav Rostropovich dhe vjen për herë të parë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore