Sport

Edhe Newcastle futet në garë për Depay


Memphis Depay duket se po kalon momentet e fundit me Barcelonën.

Holandezi po ka fare pak hapësira në formacionin e trajnerit, Xavi Hernandez, andaj shtohen edhe më shumë zërat që ai do të largohet në këtë afat kalimtar të janarit.

Shumë klube janë vënë pas tij, derisa së fundmi ka dalë në skenë skuadra e Newcastle United.

Mediat angleze shkruajnë se Newcastle është vënë seriozisht në garë për transferimin e Depay, teksa do të tentojnë transferimin e tij në këtë afat kalimtar veror.

Edhe për holandezin do të ishte Newcastle një ‘destinacion i këndshëm’, duke pasur parasysh që ata momentalisht janë forca e dytë në Premier Leuage, duke u renditur pas Arsenal-it.

Depay-t do t’i skadojë kontrata në verën e ardhshme dhe në këtë mënyrë Barcelona do të ishte e kënaqur për ta shitur gjatë janarit me një shumë të konsiderueshme parash, në të kundërtën do ta humbiste me parametra zero në qershor.

Kujtojmë që Depay është pjesë e katalanasve që nga vera e vitit 2021, kur u transferua nga Lyon-i me parametra zero.

Në sezonin e parë me Barcelonën, Depay luajti në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Ndërkaq, në pjesën e parë të këtij sezoni, ai është aktivizuar në vetëm tre ndeshje, duke e shënuar një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore