Muzikë

Ed Sheeran po vjen për të performuar në Kroaci


Këngëtari anglez do të performojë për herë të parë në Kroaci në vitin 2024.

Më saktësisht, ylli i hitit “Perfect” do të interpretojë këngë nga repertuari i tij i gjerë në Hipodromin e Zagrebit, më 10 gusht  të vitit që po vjen.

Biletat për spektaklin e madh të koncertit do të dalin në shitje më 26 tetor të këtij viti, shkruan Index.Hr, transmeton AlbanianPost.

“Ardhja e Ed Sheeran në Zagreb verën e ardhshme është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm midis qytetit të Zagrebit dhe ekipit të tij. Ne jemi të kënaqur që do të jemi në gjendje t’u ofrojmë qytetarëve një spektakël të shkëlqyer që besoj se do ta shijojnë”, tha Emina Vicniç, drejtuese e Zyrës së Qytetit të Zagrebit për Kulturë dhe Shoqëri Civile.

“Si fillim, dëshiroj të falënderoj paraprakisht qytetin e Zagrebit dhe ekipin në Hipodrom për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer. Jam jashtëzakonisht e lumtur që edhe një herë kemi arritur të sjellim një shfaqje të madhe në ajër të hapur të një ylli të tillë ndërkombëtar në Zagreb”, shtoi ajo.

Lajmi për ardhjen e artistit të njohur në Kroaci u konfirmua gjatë turneut të Sheeran-it në Amerikën Veriore, duke thyer rekord.

Atje, ai vendosi rekorde me paraqitje të shumta, duke përfshirë SoFi Stadium në Los Angeles dhe MetLife Stadium në New Jersey.

Në këtë të fundit ai mblodhi numrin më të madh të vizitorëve ndonjëherë në një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm këtë vit, Sheeran publikoi dy albume, – (Subtract) dhe Autumn Variations, që të dy arritën numrin një në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore