Muzikë

Ed Sheeran artisti i parë me 100 milionë ndjekës në Spotify


Ed Sheeran

Ed Sheeran është bërë artisti i parë që kap shifrën e 100 milionë ndjekësve në Spotify.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari, përmes një videoje në të cilën ai tregon bluzën që shënonte momentin historik ku shkruhej, “më pyet për 100 milionë ndjekësit e mi në spotify”.

“Kështu që sapo arrita 100 milionë ndjekës në Spotify dhe ata ma dërguan këtë bluzë. Kështu që unë do të eci nëpër stadium dhe do t’u kërkoj njerëzve të më pyesin për 100 milionë ndjekësit e mi”, thotë Sheeran në videon 43 sekondëshe.

Ed Sheeran me këtë rekord lë pas, këngëtaren Ariana Grande e cila ka gjithsej 81.7 milionë ndjekës, Billie Eilish me 66.3 milionë dhe Drake me 65.5 milionë ndjekës.

Ani pse një arritje mjaft e madhe, anëtarët e ekipit të tij, dukeshim më pak të impresionuar me arritjen e artistit.

Dy prej tyre nuk kishin komente për numrin e ndejkësve që thyen rekord, ndërsa një punonjës tha “nejse sidoqoftë”.

Këngëtari i hitit “Thinking Out Loud” aktualisht po performon një varg koncertesh në Evropë si pjesë të turneut në mbështetje të albumit të tij të pestit me radhë “Equals” , i cili u publikua në tetor të vitit të kaluar.

Në fillim të këtij muaji, Sheeran publikoi albumin “Tour Edicion” , i cili përfshin nëntë këngë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore