Sport

E humbën Ronaldo-n, pastaj humbën përballë Empoli-t


Të premtën, Cristiano Ronaldo u largua nga Juventus-i pas tre vitesh në klubin bardhezi.

Portugezi u kthye te Manchester United, aty ku u bë i njohur për të gjithë botën.

Të shtunën, Juventus-i humbi ndeshjen e parë pa të.

Juventus-i u shokua në “Allianz Stadium” si pritëse e skuadrës modeste italiane, Empoli-t.

Bardhezinjtë pësuan herët në ndeshje, duke mos arritur të bëjnë asgjë për të kthyer ndeshjen.

Ishte minuta e 21-të kur me një goditje shumë të bukur Leonardo Mancuso shënoi për epërsinë e mysafirëve.

Përkundër tentativave të shumta, deri në fund asgjë nuk ndryshoi, me Empoli-n që morri tre pikë të arta.

Edhe mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, luajti një rol të madh që Empoli të mos pësojë gol.

Juventus-i pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë, duke e nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore